Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar, policia jep detaje

00:03 | 23 Prill 2024
viktima-e-aksidentit-ne-lipjan-eshte-nje-71-vjecar,-policia-jep-detaje

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti.

Detaje për media ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ai bëri të ditur se viktima e këtij aksidenti është një burrë i moshës 71-vjeçare.

“Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Borovci.

Komento: