Ish-diplomati Blerim Canaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po vazhdon viktimizimin duke u munduar t’u hedh hi syve votueseve të tij.
Ai në emisionin “Raport”, ka thënë se meqenëse tani Kurti nuk po mundet të krijojë një figurë imagjinare armike nga oponentët politikë, ai po iu bie në qafë mediave e opinionistëve.
“Kurti, sidomos në periudhë fushate i kërkon gjithmonë dy gjëra madje edhe duke krijuar sterotipe, gjithmonë duhet ta luaj rolin e viktimës dhe gjithmonë për viktimizimin e tij dikush duhet të ketë faj, madje e krijon edhe një viktimë imagjinare nëse është e nevojshme, për shkak se kjo i duhet për t’i hedhur pluhur syve votuesve të tij, të them të drejtën herën e kalur kur i ka fituar zgjedhjet i ka ndezur mjaftë mirë kjo, madje duke marrë mbi 50 për qind të votave, ju e dini rastin e Agim Veliut ai e shkarkojë pastaj ankohej se në pandemi më shkarkuan mua, gjithmonë duke luajtur rolin e viktimës. Tani meqenëse nga oponentët politikë nuk po mundet të krijojë një figurë imagjinare armike automatikisht ju be në qafë mediave, opinionistëve”, ka thënë Canaj.