Virologu i njohur: Koronavirusi ka humbur forcën

17:04 | 26 Maj 2020

Virologu i njohur thotë se koronavirusi ka humbur forcën.

E konfirmon dhe shkenca, koronavirusi po e humbet forcën.

Presidenti i virologëve italianë, Arnaldo Caruso, i cili drejton Departamentin e Mikrobiologjisë së Spitalit Civil të Brescia-s së Italisë, ka izoluar një variant të Sars-CoV-2 dhe ka zbuluar se virusi tashmë nuk e ka fuqinë që e kishte më herët, transmeton lajmi.

“Infeksionet janë të lehta, tamponët mezi dalin pozitiv dhe madje edhe ata që kanë një ngarkesë të fortë virale janë asimptomatikë”, shojegoi Arnaldo Caruso.

“Këto variante virale më të zbutura duhet të jenë e ardhmja e evolucionit të mundshëm të Covid-19. Infeksionet janë të lehta, pothuajse të padukshme. Virusi vërehet në doza shumë të vogla”, thekson më tej virologu.

Edhe studiuesit e Hong Kong-ut tashmë flasin për dobësimin e koronavirusit të ri në një studim të botuar në revistën “Emerging Microbes & Infections”.

Komento: