Visar Ymeri për deklaratën e O’Brien: Është kritika më e ashpër deri më tani për Kosovën, Kurti ta marrë seriozisht

17:03 | 14 Shkurt 2024
visar-ymeri-per-deklaraten-e-o’brien:-eshte-kritika-me-e-ashper-deri-me-tani-per-kosoven,-kurti-ta-marre-seriozisht

Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, James O’Brien thotë se SHBA është shumë e shqetësuar me vendimin e Qeverisë për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Ai ka deklaruar se me këtë qëndrim, Qeveria kosovare ka vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”.

Ish – bashkpartiaku i kryeministrit Kurti, Visar Ymeri deklaratën e O’Brien e ka cilësuar si kritikën më të ashpër që ka marr Kosova ndonjëherë.

Ymeri e ka krahasuar vërejtjen e O’Brien me atë të vitit 2017 për Gjykatën Speciale.

“Është vërejtja e kritika më e drejtpërdrejt dhe e ashpër që ka marrë Kosova ndonjëherë nga ShBA-të (mbase e krahasueshme me vërejtjen e dhjetorit të vitit 2017 kur në Kuvend pritej ligji për Gjykatën Speciale e që atëbotë është kumtuar përmes Ambasadorit Delaëie)”, u shpreh Ymeri për Front Online.

 

Ymeri: Nëse SHBA-ja e suspendon bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, ecja e shtetit tonë do të jetë e cunguar

 

Ish-bashkpartiaku i Kurtit, Visa Ymeri thotë se kryeministri aktual duhet t’i merr seriozisht kërkesat e aleatëve.

Ai për Front Online thotë se nëse SHBA-ja suspendon bashkëpunimin me Qeverinë, përparimi në arenën ndërkombëtare do të jetë i cunguar.

“Mendoj që Kryeministri Kurti duhet t’i marrë shumë seriozisht këto kërkesa të partnerëve të Kosovës dhe të veprojë në bashkëpunim e bashkërendim të plotë me ta në çështje të tilla të rëndësishme. Nëse ShBA suspendojnë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës siç e thotë O’Brien dhe siç e ka thënë më herët Hovenier, atëherë ecja e Kosovës përpara si në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe në zhvillimet e brendshme do të jetë jashtëzakonisht e cunguar”, thotë Ymeri për Front Online.

 

Visar Ymeri: Pas kritikave të aleatëve kundrejt Qeverisë, nuk përjashtohen sanksionet e reja

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka deklaruar se pas kritikave të aleatëve kundrejt Qeverisë aktuale mund të pasojnë sanksionet.

Ai në një prononcim për Front Online tha se lehtë vendosën masat, por vështirë të largohen.

Ymeri thotë se sjellja e Qeverisë rrezikon zgjerimin e sanksioneve.

“Nuk përjashtohet. Ne po e shohim se sa lehtë na janë vendosur sanksionet nga BE-ja e sa vështirë po e kemi që t’i heqim ato. Sjelljet e këtilla të Qeverisë nuk ndihmojnë fare në këtë drejtim. Përkundrazi rrezikojnë për thellimin e zgjerimin e këtyre sanksioneve”, deklaroi Ymeri për Front Online.

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas deklaratës së ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit, James O’Brien.

Kurti tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të rrezikuara. Ai theksoi se Kosova i është falënderuese SHBA-së.

“Republika e Kosovës nuk ka partner aleat edhe mik sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”./Front Online/

Komento: