Vitia: 11 persona të helmuar në Malishevë po trajtohen në Infektivë, gjendja e tyre stabile

13:46 | 14 Tetor 2023
vitia:-11-persona-te-helmuar-ne-malisheve-po-trajtohen-ne-infektive,-gjendja-e-tyre-stabile


Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka reaguar lidhur me rastin e personave të helmuar në Malishevë.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se menjëherë pas marrjes së informatës mbrëmë kanë vizituar të hospitalizuarit në Klinikën Infektive.

Sipas tij, në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë  dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Vitia, ka thënë se inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit.

Postimi i tij i plotë:

Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë  dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile.

Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit./Front Online

Komento: