Vjdes djali 2-vjeçar, i bie babait nga krahu në shkallët lëvizëse – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vjdes djali 2-vjeçar, i bie babait nga krahu në shkallët lëvizëse

15:35 | 28 Korrik 2021

Djali 2-vjeçar vdes, i bie babait nga krahu në shkallët lëvizëse.

Një djalë dyvjeçar ka vdekur, pasi ka rënë nga krahu i babait të vet në shkallët lëvizëse të një qendre tregtare në Colorado të ShBA-së.

Fëmija, i cili vdiq nga lëndimet në një spital të hënën, ishte me babanë e vet në qendrën tregtare “Town Center” në Aurora, rreth 14 kilometra në perëndim të qytetit Dener, kur ra nga shkallët lëvizëse të dielën në mbrëmje.

Sipas një mediumi lokal, zyrtarët thanë se djali dhe babai i vet ishin në pjesën e sipërme të shkallëve lëvizëse, kur ai lëvizi përpara dhe ra dy kate më poshtë, shkruan Independent.

Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar bërtitje dhe kanë parë një pronar dyqani duke vrapuar pas fëmijës, pasi ky i fundit ra nga shkallët. Policia lokale tha se incidenti është duke u hetuar si rast aksidental.

Shkallët u mbyllën menjëherë për të gjithë njerëzit që ndodheshin në qendrën tregtare, por shumë prej tyre nuk e dinin që ka ndodhur ky rast.

Një burrë tha: “Isha në një dyqan këpucësh dhe dëgjova shumë bërtitje. Dëgjova një zonjë duke bërtitur. Pastaj, papritmas, pronari i dyqanit vrapoi jashtë. Ishte në telefon. E dëgjova duke thënë se diçka ka ndodhur. Më pas më shikoi mua dhe me tregoi se një fëmijë i vogël ka rënë nga shkallët”.

Komento: