Vjedhje në disa vetura në Prizren, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

10:45 | 25 Prill 2022

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti dyshohet për disa raste të vjedhjeve nga veturat.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar disa gjësende të vjedhura, si dhe një kaçavidë dhe dorëza të cilat i dyshuari dyshohet t’i ketë përdorur në rastet e vjedhjeve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Shotë Galica, Prizren, 24.04.2022 – 05:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet për disa raste të vjedhjeve nga veturat.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar disa gjësende të vjedhura, si dhe një kaçavidë dhe dorëza të cilat i dyshuari dyshohet ti ketë përdorur në rastet e vjedhjeve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: