Vjen bomba e ditës nga Franca: PSG i ofron kontratë të majme Messit

14:59 | 06 Korrik 2021

Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar Lionel Messit një kontratë të majme, ndërsa ata kërkojnë ta sjellin 34-vjeçarin në kampionatin francez.

Superylli argjentinas u përpoq të largohej nga Nou Camp verën e kaluar në rrethana të jashtëzakonshme, por vendosi kundër lëvizjes për shkak të klauzolës së largimit në kontratën e tij.

Sidoqoftë, fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë u bë lojtar i lirë muajin e kaluar, pasi skadoi kontrata e tij te Barcelona. Si rezultat, PSG po kërkon të përfitojë nga ky moment.

Ishte raportuar në fillim të kësaj jave se Messi kishte rënë dakord mbi kushtet për një kontratë të re me skuadrën katalunase.

Marrëveshja do ta mbante yllin e Argjentinës në klub për dy vite të tjera – deri në qershor të vitit 2023.
Sidoqoftë, sipas AS , Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë në drejtim të Messit me një kontratë të majme.

Klubi francez shpreson që marrëveshja fitimprurëse të joshë 34-vjeçarin në Ligue 1 sezonin e ardhshëm.

Komento: