Vjen konfirmimi, Dembele nuk rinovon nëse nuk i plotësohen kushtet

23:05 | 29 Dhjetor 2021

E ardhmja e sulmuesit Ousmane Dembele mesa duket nuk do të jetë te Barcelona.

Francezit i skadon kontrata në fundin e sezonit, derisa ishte në negociata të avancuara me blaugranasit për rinovimin e kontratës, por marrëveshja nuk është arritur, transmeton lajmi.

Gazetari Gerard Romero raportoi se francezi ka kërkuar pagë të çmendur prej 40 milionë euro për sezon, plus bonuse prej 20 milionë euro.

Kjo ofertë e ka shtangur Barcelonën të cilët shpresonin t’ia rinovon kontratën me zbritje page.

Ndërkohë, tani edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Dembele do negociojë me Barcelonën vetëm nëse i plotësohen kushtet.

Komento: