Vjen krahasimi i çuditshëm për Mbappen, Messin dhe Ronaldon

18:38 | 25 Qershor 2021

“Mbappe është më shumë Ronaldo sesa Messi”.

Leandro Paredes luan dhe stërvitet me Kylian Mbappe çdo ditë te Paris Saint-Germain dhe e konsideron sulmuesin francez të jetë më shumë si Cristiano Ronaldo sesa Lionel Messi sa i përket talentit.

Reprezentuesi argjentinas e jep këtë gjykim ndërsa ai luan së bashku edhe me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Messi, te Argjentina.

Mesfushori 26-vjeçar gjithashtu punon me super yllin brazilian Neymar në nivel klubi, duke e lejuar atë të vlerësojë aftësinë e disa prej interpretuesve më të mirë të futbollit aktualisht.

I pyetur nga Ole për Mbappe, Paredes tha: “Si një lojtar, unë mendoj se ai shkon më shumë për skuadrën e Cristianos, më shumë një sportist. Ai është i mahnitshëm fizikisht’’.

“Unë mendoj se Ney dhe Leo kanë një talent të ndryshëm nga Cristiano dhe Kylian, por ata janë fizikisht të pabesueshëm. Dhe ne duhet të shtojmë në lidhje me cilësinë që ata kanë”, u shpreh Paredes.

Komento: