Vjen lajmi i fundit për rinisjen e sezonit në Bundesliga

19:29 | 30 Prill 2020

Ka ardhur lajmi i fundit në lidhje me rinisjen e sezonit në Bundesliga.

Bundesliga mund të mos rinisë me 9 maj.

Helge Braun, përgjegjësi i stafit të Angela Merkel, ka komunikuar pasditen e sotme se vetëm më 6 maj do të vendosen ose jo për rinisjen e futbollit në Gjermani.

Kjo do të thotë se është pothuajse e pamundur që sezoni të rinisë më 9 maj, sic kishin thënë javën e kaluar zyrtarë të Bundesligës.

As 16 maji nuk shihet si një datë për rikthim, duket si herët për shkak gjithë asaj që ende po ndodh me COVID-19.

Sido që të jetë, vendimi përfundimtar do të merret me 6 maj.

Në Francë dhe Holandë janë mbyllur përfundimisht sezonet, mbetet të shihet se si do të veprojnë në Gjermani, Itali, Angli e Spanjë.

Komuniteti i futbollit duan që sa më parë të rifillojë gjithçka për t’i shpëtuar shumë klube falimentimit për shkak të krizës që do të pasojë për shkak të koronavirusit.

Komento: