Vjen lajmi i keq: Sezoni në Serie A mund të përfundojë këtu!

16:30 | 06 Prill 2020

Presidenti i Asociacionit të Lojtarëve Italianë, Damiano Tommasi, ka dhënë disa komente të reja lidhur me sezonin aktual të Serie A.

Njësoj si shumë liga të mëdha evropiane, edhe Serie A rrezikon të ketë luajtur tashmë ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Tomassi ka thënë se mënyra më e mirë për të mbyllur sezonin do të ishte në fushën e blertë, por ka shtuar se duhet pajtuar se ekziston rreziku që sezoni të mbyllet këtu.

“Synimi është të përfundohet kampionati në fushën e blertë, është mënyra më e mirë për të gjitha kategoritë”, ka thënë Tommasi, transmeton lajmi.net.

“Rreziku i madh gjithsesi është nevoja për të ndaluar këtu. Ne duhet të merremi me ligat më të ulëta, me klubet që rrezikojnë të mos jenë gati për sezonin e ri dhe me lojtarët që rrezikojnë të mbesin pa punë”, ka thënë tutje italiani.

Deri më tani, akoma nuk flitet për një datë të caktuar rikthimi, por vetëm për një ‘nevojë’ rikthimi. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Lega Serie A.

Komento: