Vjen lajmi i madh nga Christian Eriksen

21:07 | 12 Qershor 2021

Eriksen bisedoi nga spitali me bashkëlojtarët dhe u kërkoi ta vazhdonin ndeshjen.

Ka vazhduar ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës, e cila u ndërpre orë më parë.

Ajo u ndërpre pasi Erikseni pësoi sulm në zemër duke rënë pa ndjenja në fushë.

Sport Studio raporton se Christian Eriksen pati një bisedë me “Facetime” nga spitali me bashkëlojtarët dhe u kërkoi atyre ta vazhdonin ndeshjen sepse ndihej më mirë tani.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Komento: