Vjen një tjetër sqarim nga familjarët e Luizit për llogarinë e tij të Instagramit

09:57 | 23 Mars 2023

Fenomeni i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka thyer çdo rekord në rrjete sociale.

Që nga hyrja e tij në BBVA, ai ka mbledhur një numër të madh të ndjekësve në Instagram, të cilin tha se e kishte hapur shoqja e tij Jegerta.

Së fundmi, familja e saj kanë marrë në menaxhim profilin e tij zyrtare, duke thënë se është tentuar hakimi.

Tutje, ata kanë sqaruar se bisedat dhe lajmet e rreme që po qarkullojnë rreth apo në lidhje me menaxhimin e kësaj faqe nuk janë të vërteta.

“Përshëndetje, siç edhe e keni parë tashmë janë hapur profile fallco. Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të rreme. Çdo bisedë e shpërndarë është modifikim, e vetmja adresë që është në menaxhimin tonë është “Ina Ejlli dhe Soklo Tahiri’, faleminderit për mbështetjen e vzhdueshem.”, shkruhej në sqarimin e familjarëve të Ejllit.

Komento: