Vjen një zarf në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kjo është përmbajtja

22:49 | 26 Prill 2023

Në shtëpinë e BBVA ka ardhur një zarf mbrëmjen e sotme.

Zarfin të cilin e ka lexuar Luizi ka qenë një sfidë e re për banorë, ku në fund do të zgjedhet edhe një fitues.

Brenda në pishinë ndodhen 300 kanaçe 8S2, ku 48 prej tyre kanë logon e Big Brother Vip.

Banorët kanë në dispozicion vetëm 15 minuta që të mbledhin sa më shumë kanaçe që kanë logon e Big Brother Vip.

Banori i cili deri në fund do mund të marrë 15 kanaçe 8S2, do shpallet fitues dhe do marrë si shpërblim një “Apple Watch”.

Komento: