Vjen reagimi nga bashkëshorti i Vjosës, thotë se Time Kadrijajn do ta padis për shpifje

22:25 | 25 Nëntor 2020

Burri i Vjosa Osmanit i reagon deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se do të padis për shpifje.

Prindon Sadriu, burri i u.d. së presidentes, Vjosa Osmani, i ka reaguar deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj e cila tha se ‘Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, Vjosë, i cili gjithë ditën rri në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup’.

Sadriu, në një postim në Facebook ka paralajmëruar padi ndaj Kadrijajt për siç ka thënë, shpifje.

Ai ka sqaruar se nuk ka qenë kurrë konsull, por i përket grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008.

“Time Kadrijaj do të paditet për shpifje. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën”, tha ai.

Më tej duke iu drejtuar Kadrijajt, tha se “si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dijë se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit të tij por vetëm Shefa të misioneve.

“Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejtë 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhënieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale”, ka shkruar Sadriu.

Komento: