Vjen reagimi nga Gjermania: Vizatimi i kufijve të rinj në Ballkan është rrugë e rrezikshme

11:39 | 16 Prill 2021

Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelares Merkel, Michael Roth, ka reaguar pas publikimit të një letre nga mediumi slloven “necenzuriano.si” në të cilën flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e “Republika Srpskas” së Bosnje e Hercegovinës drejt Serbisë.

Roth përmes një postimi në Twitter tha vizatimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, shkroi ai.

Komento: