Vjen rrëfimi i bashkëshortes së të prangosurit të parë nga Gjykata Speciale

16:18 | 24 Shtator 2020

Flet gruaja e të prangosurit të parë nga Specialja, thotë se nuk e pamë kur e morën EULEX-i.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, zyrtarë të EULEX-it i shkuan në shtëpi Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK-së e ish-epror i UÇK-së, në Zonën e Llapit.

Për prangosjen e tij kanë folur edhe zyrtarë nga Gjykata Speciale.

E nga familja e Mustafës kanë deklaruar se nuk i kanë parë zyrtarët kur ua kanë prangosur familjarin.

Thonë se për këtë punë kanë vendosur që të mos deklarohen për mediat.

Ish-shefi i inteligjencës së FSK’së, Sali Mustafa u bë personi i parë në Kosovë i cili u prangos nga ana e Gjykatës Speciale.

Mustafa i cili ka qenë edhe pjesëtarë i UÇK’së u mor mëngjesin e sotëm nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarr’estimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

E sipas njoftimit të Gjykatës Speciale Mustafa pas prangosjes është dërguar në objektin e ndalimit në Hagë të Holandës.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e ndalimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në deklaratë.

Gruaja e tij, ka deklaruar se nuk e kanë parë se kur është prangosur familjari i tyre.
Thonë se për detajet tjera kanë vendosur që të mos flasin për momentin.

“Nuk e kemi pa kur e kanë marrë. Kemi vendosë mos me fol për këtë çështje. Flasin organet kompetente. Ata që e kanë marrë nuk kanë qenë të dhun’shëm”, thuhet në përgjigjen që gruaja e Mustafës ka dhënë.

E edhe Gjykata ka dhënë edhe shpjegimet për prangosjen ndërsa tha se informatat e tjera do t’i japin me kohë.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërar’restimit ose fletarr’estimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në fund të njoftimit.

Komento: