Vjosa Osmani i shkruan Izraelit për bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve

12:50 | 24 Shtator 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shkruar letër homologut të saj izraelit, Yariv Levin, për fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve dhe dy institucioneve.

Osmani në këtë letër drejtuar homologut Levin thotë se Kosova dhe Izraeli 11 ditë më parë kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe është nder për të të krijojë kontaktet për herë të parë ndërmjet kuvendeve të dy shteteve.

“Mezi pres takimin me ju. Ju lutem na tregoni se kur mund të kontaktojmë përmes lidhjeve me video, në mënyrë që të diskutojmë për hapat e bashkëpunimit. Jam e interesuar të diskutoj për krijimin e grupit parlamentar të miqësisë ndërmjet izraelit dhe Kosovës dhe ta institucionalizojmë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve”, shkruan Osmani në këtë letër.

Komento: