Presidentja Vjosa Osmani, më 2 tetor do të qëndrojë në Gjermani.
E para e shtetit atje do të ketë takim me homologun e saj, Frank-Walter Steinmeier, në rezidencën e presidentit gjerman Bellevue Palace, në orën 09:30, raporton Klankosova.tv.
Nuk dihet se cila do të jetë tema, mirëpo besohet se ngjarjet e fundit në vend do ta karakterizojnë këtë takim.