Vjosa Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

15:41 | 26 Nëntor 2020

Vjosa Osmani ka pezulluar të gjitha konkurset e haura nga Thaçi.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, të shpallura më herët.

Express e ka siguruar këtë vendim të Osmanit e ku ndër të tjera ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.

Vjosa Osmani ka marrë vendim dje edhe për shfuqizimin e katër dekreteve për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Ndërkaq, Vjosa Osmani detyrën e presidentit është duke e ushtruar qysh pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

Komento: