Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë, Andreas Gaarder

16:03 | 14 Shkurt 2024
vjosa-osmani-pranoi-letrat-kredenciale-nga-ambasadori-jorezident-i-norvegjise,-andreas-gaarder

Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder, të cilin e ka uruar për detyrën.

Sipas Osmanit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Gaarder.

Në takim me ambasadorin Gaarder, Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se Kosova do të punojë së bashku me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar kontributin për paqe, siguri, stabilitet të qëndrueshëm, si dhe për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Gaarder kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit reciprok./Front Online

Komento: