Vjosa Osmani pret në takim bashkëkryesuesin amerikan për çështjet shqiptare të Kongresit

12:30 | 21 Nëntor 2022

Osmani pret në takim bashkëkryesuesin amerikan për çështjet shqiptare të Kongresit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Torres është edhe bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit, njofton Klan Kosova.

Takimi është zhvilluar në kabinetin e presidentes Osmani.

Kjo është bërë e ditur edhe nga presidenca përmes një komunikate për media.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në orën 12:00 në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit”, thuhej në komunikatë.

Komento: