Vjosa Osmani shkon për iftar në Prizren, fjalimin e saj e nis në turqisht

21:13 | 23 Prill 2022

Vjosa Osmani, ka vizituar Prizrenin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka hapur iftarin në Prizren, duke i përshëndetur të pranishmit në gjuhën turke.

Ky iftar u shtrua me rastin e ditës së komunitetit turk në Kosovë. Po ashtu, Osmani ka shpërndarë fotografi nga ky iftar, duke u uruar atyre Ditën e komunitetit turk.

“Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë! Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtet ndërtimit tonë”, shkroi Osmani.

Në momentin kur Osmani e përfundon fjalimin, të gjithë ngritën në këmbë dhe duartrokasin.

Komento: