Vjosa Osmani testohet për COVID-19

23:49 | 19 Nëntor 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është testuar për COVID-19.

Vjosa Osmani është testuar për virusin Covid-19, pasi tri ditë më parë takoi presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, i cili sot njoftoi se ka dalë pozitiv me koronavirus.

Osmani ka dalë negativ në testimin për koronavirus, kjo u konfirmua nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani është testuar për COVID-19 dhe ka dalë negativ”, tha ai.

Komento: