Vjosa Osmani tregon se është LDK, me flamur dardan para shtatores së Rugovës

10:53 | 02 Tetor 2020

Me flamur dardan para shtatores së Rugovës, Vjosa Osmani tregon se është LDK.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në mëngjesin e së premtes ka shkrepur një fotografi para shtatores së ish-kryetarit të LDK-së, njëherësh ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Osmani ka shoqëruar këtë fotografi me mbishkrimin “Mirëmëngjesi” dhe simbolin e LDK-së.

Anëtarja e LDK-së ka vënë maskën me flamurin e Dardanisë, që është simbol i LDK-së.

Komento: