Vlora Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë

23:00 | 30 Mars 2023

Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë.

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se ka pasur rritje ekonomike në Kosovë.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se Kurti po flet për rritje ekonomike sikur të mos ishte duke jetuar në Kosovë.

“Kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë. Pyetja është shumë e thjeshtë, a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh.

Me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrëfikës, a arrinë të mbulojë shpenzimet bazike?

Vetëm çmimi i energjisë sot është rritur sërish edhe për 15%. Dobët. Shumë dobët”, shkroi Çitaku.

Komento: