
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë.
Personi që kishte vjedhur 70 deri në 80 litra derivate të naftës nga rezervuari i autobusit në fshatin Pollatë të Podujevës, është arrestuar.
Ngjarja kishte ndodhur më 8 shkurt, ndërsa tek tani policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull Kosovar.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.