Vojvoda e nis për mrekulli në Serie A, asistim fantastik për Belotti

16:49 | 26 Shtator 2020

Asistim fantastik për Belottin, Vojvoda e nis për mrekulli në Serie A.

Mërgim Vojvoda e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në Serie A me Torinon.

Mbrojtësi i Kosovës ka startuar për skuadrën e tij Torino në përballje me Atalantën.

Reprezentuesi kosovar ka bërë një asistim fantastik në minutën e 43-të për kapitenin Belotti.

Drenicasi asistoi bukur nga krahu i djathtë, derisa Belotti shënoi me kokë golin e dytë personal në këtë takim.

Kujtojmë që Vojvoda këtë afat kalimtar iu bashkua Torinos nga skuadra belge Standard Liege.

Komento: