Von Cramon për aneksin e marrëveshjes: Nëse zbatohet shpejtë, sjellë paqe dhe stabilitet në rajon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Von Cramon për aneksin e marrëveshjes: Nëse zbatohet shpejtë, sjellë paqe dhe stabilitet në rajon

11:38 | 19 Mars 2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, mbrëmë në një postim në Twitter ka shkruar se arritja e marrëveshjes në Ohër është “lajm vërtetë i mirë”, derisa para pak orësh ajo ka shkruar se nëse zbatohet aneksi, do të ketë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon .

“Mezi presim të marrim më shumë detaje rreth saj. Shpresoj të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar ajo mbrëmë.

“Teksti i aneksit. Më pak detaje se sa pritej, por nëse e gjithë kjo zbatohet shpejtë, ajo definitivisht mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të y vendet”, ka shkruar von Cramon para katër orësh.

Komento: