Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë

11:03 | 24 Prill 2024
von-cramon-takohet-me-perfaqesuesit-e-lugines-se-presheves:-pasivizimi-i-adresave-nga-serbia-duhet-ndaluar-menjehere

Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar me përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Von Cramon tha se ka pasur takim të rëndësishëm me përfaqësuesit shqiptar, ku pjesë e takimit ishin Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa.

Ajo tha se diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Serbia është i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.

“Takimi i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga qeveria e Serbisë
është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, ka shkruar Cramon.

Komento: