
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në një konferencë të ambasadorëve të BE-së në Bruksel se duhet ndërmarrë çfarëdolloj përpjekje e mundshme për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme mbi bazën e dy shteteve, të cilët të ekzistojnë në paqe e siguri krah njeri-tjetrit. Për këtë nevojiten pesë parime themelore, transmeton FrontOnline.
Si një parim të parë themelor të mundshëm ajo përmendi një dakordësim, që Rripi i Gazës të mos mund t’u ofrojë strehë terroristëve. Së dyti, sipas mendimit të presidentes së Komisionit të BE.së, mund të bihet dakord, që të ketë vetëm një autoritet palestinez dhe vetëm një shtet palestinez. Si organizatë terroriste Hamasi nuk duhet të kontrollojë apo të qeverisë Gazën.
“Së treti nuk mund të ketë prani afatgjatë sigurie izraelite në Gazë”, tha më tej Von der Leyen. Brezi bregdetar është një pjesë substanciale e shtetit të ardhshëm palestinez. Së katërti nuk duhet të ketë dëbime të dhunshme të palestinezeve dhe palestinezëve nga Rripi i Gazës, sepse kjo vetëm sa mund të krijojë më shumë destabilitet në rajon.
Si parim të pestë themelor von der Leyen përmendi një dakordësim, që të mos ketë bllokadë të vazhdueshme në Gazë. 70 përqind e të rinjve në këtë rajon janë të papunë. Kjo detyrimisht nxit radikalizimin e mëtejshëm./FrontOnline/