Vrasja e gruas në oborrin e QKUK-së, nesër mblidhet një grup ndërministror

00:04 | 01 Dhjetor 2022

Shteti dështoi t’i ofrojë mbrojtje gruas së vrarë – nesër mblidhet një grup ndërministror.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike.

Anipse shteti dështoit’i ofrojë mbrojtje gruas së vrarë, Haxhiu tha se nesër në orën 8:30 mblidhet grupi i ngushtë ndërministror për raportim për së afërmi me secilin veprim institucional për rastin.

Ajo përmes një shkrimi tha se këto raste i bëjnë të kuptojnë që kanë shumë punë për të bërë.

Postimi i plotë:

Një grua dhe foshnja që priste ta sillte në jetë u vranë tek shkallët e repartit të gjinekologjisë. Krim i rëndë, vrasje e dyfishtë!

Brenda 5 ditëve dy gra të vrara nga bashkëshortët.

Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë.

Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijun ende të pa lindur.

Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë.

Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë.

Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë por nuk guxojmë të humbim shpresat por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave.

Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

Familjarëve të viktimave, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Dhunuesit dënimin më meritor!

Komento: