Vrasja e Liridona Ademajt, Bala: Është momenti i fundit të bëhemi bashkë në veprime, nuk kemi jetë për të humbur

20:59 | 04 Dhjetor 2023
vrasja-e-liridona-ademajt,-bala:-eshte-momenti-i-fundit-te-behemi-bashke-ne-veprime,-nuk-kemi-jete-per-te-humbur

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se është momenti i fundit të bëhemi bashkë në veprime sepse sipas saj, nuk kemi jetë për të humbur.

“Humbja e çdo e qytetari është dhimbja e madhe. Ne kemi qenë të shokuar ndaj kësaj vrasje makabre… Vrasja e Liridonës është shkak i femicidit, prandaj dhuna e gjinorizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike”, ka thënë Balaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Balaj ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt nuk duhet të trajtohet në pretekstin e problemeve psikologjike.

“Fenomeni I dhunës ndaj vajzave dhe grave duhet të trajtojmë nga simptomat e psikologjisë apo problemeve psikologjike, por duhet të trajtojmë nga shtypja, diskriminimi, pabarazia dhe mbi të gjitha ky armik i madh i vajzave dhe grave në Kosovë që shkakton ankth, pasiguri dhe frikë”, ka thënë Balaj.

Komento: