Vrasja në Kobaj: Dyshohet se sherri mes djemve të axhës nisi për emërtimin e një rruge – arrestohen dy persona

20:08 | 14 Qershor 2026
shtiu-me-arme-drejt-te-dashures-dhe-me-pas-qelloi-edhe-veten,-policia-jep-detaje-per-plagosjet-mbreme-ne-ferizaj

Dalin në pah detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një person humbi jetën pas një përleshjeje mes familjarësh.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës, ndërsa konflikti që përfundoi me pasoja fatale dyshohet të ketë shpërthyer për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth emërtimit të një rruge në fshat.

Sipas të njëjtave burime, njëra palë kishte kërkuar që rruga të mbante emrin e babait të tij, ndërsa pala tjetër kishte insistuar që ajo të emërtohej sipas gjyshit, çka dyshohet se ka nxitur përplasjen që më pas eskaloi në dhunë.

Për rastin janë ndaluar dy persona, ndërsa mes tyre raportohet se ndodhet edhe një i mitur. Organet e rendit dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento: