Vrasja në Rahovec, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

14:30 | 01 Shkurt 2024
vrasja-ne-rahovec,-ngrihet-aktakuze-ndaj-dy-personave

Prokuroria në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen në Rahovec që kishte ndodhur më shtator të vitit të kaluar.

Ndaj E.S është ngritur aktakuzë për “Vrasje e rëndë” dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj të pandehurit të dytë, E.S është ngritur aktakuzë për “Vrasje e Rëndë në Shtytje”.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndrron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore.

Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.”

Komento: