Vuçeviq: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën, edhe nëse askush prej nesh nuk do të mbetet atje

12:02 | 31 Janar 2024
vuceviq:-nuk-do-ta-njohim-kurre-kosoven,-edhe-nese-askush-prej-nesh-nuk-do-te-mbetet-atje

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë sot se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse në Kosovë nuk do të mbetet asnjë serb, transmeton FrontOnline.

Vuçeviq, i ftuar në televizionin Happy, ka vlerësuar se fakti që autoritetet e Beogradit lejojnë dikë të kalojë me një dokument të lëshuar në Kosovë, nuk do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur.

“Nëse ndalimi i dinarit fillon sot, është mesazh për serbët që nuk mund të mbijetojnë. Kurti nuk ka pse t’i kushtojë vëmendje paralajmërimeve të QUINT-it, ai po dëbon dhe terrorizon popullin tonë. Ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojmë për territorin dhe popullin tonë, por është tmerrësisht e vështirë”, tha Vuçeviq.

Ai thekson se përshtypja është se gjithmonë vijnë lajme të këqija nga Kosova sepse siç thotë ai, qeveria e Kosovës ka mbështetjen e fuqive të mëdha./FrontOnline/

 

Komento: