Vuçiq bisedon me Macron rreth dialogut Kosovë – Serbi

14:30 | 20 Qershor 2020

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiq bisedon me Macron.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.

Temë e kësaj bisede ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, por Vuçiq në njoftimin e tij në Instagram nuk ka zbuluar më shumë detaje për këtë temë, njofton Klan Kosova.

Vuçiq me homologun e tij francez ka folur edhe për lidhjet mes dy vendeve të tyre.

“Sot fola me presidentin e Francës Emmanuel Macron për lidhjes në mes Serbisë dhe Francës dhe dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Komento: