Vuçiq e pranon: Serbia nuk do të jetë në BE, pa një zgjidhje për “nyjën e Kosovës”

09:00 | 01 Qershor 2020

Vuçiq thotë se pa një zgjidhje për “nyjën e Kosovës”, Serbia nuk do të jetë në BE.

Nuk ka dyshim se pa e zgjidhur “nyjën e Kosovës”, Serbia nuk do të jetë anëtare e BE-së.

Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sipas të cilit ky është një mesazh i qartë i Brukselit.

“Pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, dhe nuk e di kush dhe çfarë mendon të propozojë, Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE-së”. Askush nga Evropa nuk na gënjeu në këtë pikë, këtë e thanë që në takimin e parë në 2012-ën “, tha Vuçiq për TV Pink, transmeton Klan Kosova.

Komento: