Vuçiq e pranon: Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth njohjes së Kosovës

12:57 | 23 Shkurt 2020

Vuçiq thotë se Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth njohjes së Kosovës.

Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth Kosovës, ka thënë të dielen, në një emision të mëngjesit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Duke folur rreth Kosovës, presidenti serb ka thënë se “shtetit tonë me siguri se do t’i vihet ultimatumi”.

“Është e sigurt se do të na vihet ultimatumi. Do të na japin garanca për anëtarësim në BE dhe ta njohim Kosovën. E di edhe se kush do të jetë i dërguar për negociata me Prishtinën, por tani për tani nuk mund ta them. Dhe, do të na ofrojnë status special për serbët në rajonet e caktuara. E çfarë atëherë? Unë do ta pyes popullin”, ka thënë Vuçiq.

Në pyetjen e gazetares së çfarë do të bëjë, nëse ai përballet me ultimatum, Vuçiqi ka thënë: “Do ta shihni”, raporton “Blic”, transmeton Koha.net.

Presidenti i Serbisë në këtë mënyrë ka komentuar deklaratat e akademikut serb, Dushko Kovaçeviq, në intervistën për gazetën “Blic”. Rreth fjalëve të tij se Serbia pritet ta zgjidhë çështjen e Serbisë dhe se BE-ja, SHBA-ja dhe Gjermania kanë zgjedhur ta zgjidhin atë, presidenti serb ka thënë se shumëkush ka thënë se ai u ka premtuar tjerëve pavarësinë e Kosovës, por se nuk është ashtu.

“Askend nuk e kam gënjyer, nuk jam gënjeshtar”, ka thënë ai.

Komento: