Vuçiq i pret si miq Edi Ramën dhe Kovaçevskin për të darkuar

23:58 | 17 Nëntor 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka vizituar Serbinë ku ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale që është zhvilluar në Beograd.

Pjesëmarrës të kësaj konference kanë qenë dhe liderë të tjerë të Ballkanit, përfshirë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçveski.

Pas takimit, tre liderët, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçesvski kanë darkuar së bashku, si miq.

Këtë e ka zbuluar Vuçiq, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Ai ka postuar një foto nga një restorant ku krahas saj ka shkruar se po pret Ramën dhe Kovaçevskin.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiq.

Komento: