Vuçiq: Po ua them për herë të fundit, nuk jam i biri i një shqiptari

13:38 | 03 Nëntor 2023
vuciq:-po-ua-them-per-here-te-fundit,-nuk-jam-i-biri-i-nje-shqiptari

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i fundit në serinë e politikanëve në pushtet që iu drejtua publikut në lidhje me artikullin në Danas, e cila pretendon se Vuçiq është i biri i Fahri Musliut, transmeton FrontOnline.

Vetë Vuçiq e ka përmendur në një dalje të ftuar në televizion me fjalët “Musliu nuk është babai im, babai im është Angjelko”. Danas ka botuar shkrimin “Një shqiptar në Beograd”: Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiq thotë se nuk është babai i tij?” , që ishte shkaku i sulmit të orkestruar të progresistëve ndaj gazetarëve të redaksisë së gazetës Danas.

Pas kryeministres Ana Brnabiq , ministrit Tomislav Momiroviq, i cili madje kërcënoi gazetarët e Danas dhe zyrtarëve të shumtë të SNS-së, vetë presidenti serb ka folur përmes llogarisë së tij në Instagram, i përqafuar me babain e tij Angjelko, duke i thënë publikut se ai është babai i tij dhe se ai është krenar për të.

Ata politikanë që tentuan të sulmojnë familjen Vuçiq përmes mediave të tyre nuk sulmuan vetëm nënën time, babain tim, mua… Ata sulmuan çdo familje në Serbi”. Ata duan shkatërrimin e familjeve tona, duan shkatërrimin e vendit tonë. Ata që nuk e dinë çfarë kanë shkruar. Unë e kam mohuar që zoti Fahri Musliu të jetë babai im.

Jam krenare për babain, për nënën time. E di sa e ndershme, e nderuar dhe besnike ishte ajo ndaj tij, ndaj familjes dhe ndaj vendit. Më lejoni t’ju them edhe një herë, babai im është Angjelko. Ne do t’i shpëtojmë të gjitha familjet në Serbi dhe do ta shpëtojmë Serbinë nga ju të papërgjegjshëm, persekutorë që dëshironi të shkatërroni gjithçka ka ndërtuar ky vend”, tha Vuçiq./FrontOnline/

Komento: