Vuçiq: S’jemi afër një zgjidhjeje politike me Kosovën

17:01 | 22 Shtator 2020

Vuçiq: Pavarësisht marrëveshjeve për ekonomi, s’jemi afër një zgjidhjeje politike.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pavarësisht marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin amerikan, thotë se një zgjidhje politike mes Kosovës dhe Serbisë është ende larg. Këto deklarata kreu i shtetit serb i ka dhënë sot për Reuters teksa ka folur për zotimet e nënshkruara në Washington, raporton Express.

Presidenti serb ka thënë se marrëveshje të tilla janë shumë të mira për ruajtjen e paqes e në rajon dhe për një të ardhme të mirë për dy vendet.

“Unë mendoj se marrëveshje të tilla janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe që të gjithë ne të zgjidhim problemet tona njëherë e përgjithmonë në mënyrë që të kemi një të ardhme të qartë për fëmijët tanë”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë ai thotë se pavarësisht kësaj, një zgjidhje politike Kosovë-Serbi është ende larg.

“Unë nuk po them se jemi afër një zgjidhje politike”, ka potencuar kreu i shtetit serb, derisa ka theksuar se bashkëpunimi ekonomik është ‘vendimtar’ për çdo marrëveshje të ardhshme politike.

Vuçiq tutje ka thënë se Serbia është e përkushtuar për rrugën evropiane dhe për miqësinë me SHBA, derisa shton se nuk i vjen turp të tregojë që ka miqësi edhe me Rusinë dhe Kinën.

Komento: