Vuçiq u drejtohet liderëve evropianë: Mos na thoni çdo ditë ta njohim Kosovën

15:23 | 25 Maj 2022

Në një deklaratë për media pas “Dialogut të Diplomacisë në Ballkanin Perëndimor” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, Vuçiq para gazetarëve ka thënë se ka kërkuar të mos i bëhet presion Serbisë për njohjen e Kosovës.

Vuçiq tha se ai përcolli mesazhin në Davos se Serbia nuk mund të ndryshojë politikën e saj, se shteti që drejton është është në rrugën drejt BE-së, por se tha se nuk është e nevojshme të përsëritet çdo ditë se çka pritet prej saj.

Ai theksoi se ka një rënie të madhe të popullaritetit të BE-së, jo vetëm në Serbi, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Për shkak që jemi në rrugën evropiane, nuk mund të na kërkoni të ndryshojmë përditë politikën tonë, nëse dikush mendon se kjo është e nevojshme. Jemi falënderues për paratë dhe ndihmat tuaja, por mos na detyroni çdo ditë të dëgjojmë thirrjet që t’i vëmë sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiqi, raporton B92.

Në këtë Forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurt.

Komento: