Vuçiqi kundër njohjes së Kosovës, Limaj thotë se nuk duhet të negociohet me Serbinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vuçiqi kundër njohjes së Kosovës, Limaj thotë se nuk duhet të negociohet me Serbinë

22:49 | 15 Maj 2019

Dialogu me Serbinë vazhdon të mbetët temë shumë e diskutuar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova nuk ka pse të shkoj në dialog, nëse presidenti serb Vuciq thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Ai ka thënë se Kosovës nuk i intereson nëse ai e bën për konsum të brendshëm. “Nëse nuk është njohja s’kemi pse negociojmë”, thotë Limaj.

Limaj duke folur për unitetin e brendshëm për këtë temë thotë se egoizmi personal duhet lihet anash.

“Na duhet unitet në këtë temë. Mosuniteti na kushton. Presidenti dhe kryeministri e kanë për detyre të thirren në Platforme dhe jo të shprehin qëndrime individuale”, ka thënë Limaj në Zona B.

Sa i përket raporteve Kosovë- Shqipëri, Limaj ka bërë apel që të ruhet tradita për të mos u përzier në politika ditore të dy vendeve.

“Ta ruajmë këtë distance e të mos ndërhyjmë në politika ditore të brendshme. Kosova gjithmonë ka nevoje për ndihmën e Tiranës. Roli ndihmës i Tiranës është i padiskutueshëm. Edhe në duhet jemi të kujdesshëm në respektimin e preferencave tona. As në nuk duhet ndërhyjmë ne politikat ditore në Tiranë e Prishtinë. Apeli im është ta ruajmë traditën e miqësinë tonë dhe ti kthehemi temës tonë bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri”, ka shtuar Limaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!