Vuçiqi sërish e quan agresion ndërhyrjen e NATO-s

15:17 | 24 Mars 2022

Vuçiqi vazhdon ta quajë agresion ndërhyrjen e NATO-s.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon ta quajë agresion ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999. NATO kishte ndërhyrë për ta ndaluar gjenocidin serb në Kosovë.

Vuçiq ka folur nga Kraljeva të enjten, në përvjetorin e 23-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s, raporton agjencia Tanjug.

“Nuk na bindin dot, e kam parë sot që disa flasim triumfalisht për sukseset e tyre nga viti 1999. Mesazhi im për ta është që më mirë të heshtim. E kam fjalën për të huajt që morën pjesë në agresionin e tmerrshëm ndaj vendit tonë. E po ashtu të turpërohen paksa dhe të gjejnë një vend ku t’i luten Zotit për të gjithë ata njerëz të mrekullueshëm dhe fëmijë të shumtë që i vranë këtu”, tha Vuçiq.

Komento: