Vuçiqit i del rrena në fushë për barrikadat

10:35 | 22 Dhjetor 2022

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në mënyrë të përsëritur ka thënë se Beogradi dhe qeveria e tij nuk janë prapa bllokadave në veri të Kosovës, por të mërkurën, një koment i dhënë në media e vë këtë në pikëpyetje.

Vuçiq më herët pretendonte se “askush nga Beogradi s’ka urdhëruar vendosjen e barrikadave”, duke shtuar se “ata nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër demonstruesve”.

Por, gjatë vizitës në Azerbajxhan, ai demantoi veten. Atje ai tha se bllokadat do të hiqen vetëm nëse plotësohen disa kushte. Dhe këto kushte janë në përputhje me kërkesat e qeverisë serbe.

“Së pari formoni Asociacionin e Komunave Serbe, pastaj do t’i heqim barrikadat”, tha ai për Beta.

Bllokada e barrikada u vendosën në rrugët kyçe që të çojnë në kufirin serb qe 12 ditë, duke shkaktuar tensione.

Komento: