
Haziri s’i ndihmon dot LDK-së në Gjilan.
Deri më tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar mbi 127 mijë vota të qytetarëve të Kosovës.
Kësisoj nga ky rezultat del që përqindja më e madhe tani për tani në nivel vendi i takon Lëvizjes Vetëvendosje, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Situatë e ngjashme është edhe në Komunën e Gjilanit.
Vetëvendosje në Gjilan ka tani për tani 53.45%, kurse PDK-ja ka 18.39%.
Edhe pse Gjilani ndër vite njihej si bastion i LDK-së dhe është në udhëheqje të nënkryetarit të kësaj partie, Lutfi Haziri duket se kësaj here qytetarët i falën pak besim kësaj partie.
LDK tani për tani ka vetëm 15.33% të votave të numëruara.