Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Hoti deklaroi se aksioni në Karaçevë nuk ishte menaxhuar mirë.
Kreyministri Hoti në arsyet e shkarkimit të drejtorit të policisë, Rashit Qalaj, përmendi dhe aksionin në Karaçevë.“Është vënë re menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht se janë shkatërruar bizneset ilegale” tha Hoti.
E pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci.
Bajqinovci thotë se po konfirmohet ajo që ka thënë VV-ja, se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar.
“Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pas ky vend deri më sot” shkruan Bajqinovci.