
Për skandalin e Martin Berishajt kanë raportuar shumë media.
Deputetja e VV-së, Tinka Kurti, i ka lidhur mediat sllovene që po raportojnë për rastin e Martin Berishajt me Serbinë dhe Rusinë.
Sipas saj mediat në Kosovë e përkrahin oligarkun serb që kontrollon kompaninë EFT dhe e lidhur me median sllovene që ka raportuar për skandalin e Berishajt raporton Gazeta Express.
“Fushata zgjedhore atje mbërriu jehonën e saj edhe në Kosovë nëpërmjet të ashtuquajturit ‘skandal’ të ambasadorit Berisha. Së pari, kjo ngjarje atje po trajtohet fare pak dhe me dilemën si sulm zgjedhor i kandidatit Jansha ndaj favoritit Golobit. Së dyti, atje është më e qartë konkurrenca kryesore në sektorin e energjisë. E thjeshtë sa kjo ndarje: kompania shtetërore sllovene GEN apo e ajo oligarkut serb EFT. Dikush do të thoshte se mediat në Kosovë e përkrahin të parën. Por jo, po del që janë me oligarkun serb. Në kohën e mungeseve të sanksioneve me Rusinë kjo ka kuptime shtesë”, ka shkruar Kurti.
Tutje deputetja e VV-së ka thënë se mediat në Kosovë s’duhet t’i përkthejnë lajmet e Serbisë e Rusisë.
“Tashmë shumë çështje janë detyrë urgjente kombëtare. Që lajmet e Serbisë e të Rusisë të mos përkthehen fjalë përfjalshëm pa u kontekstualizuar është gjithashtu urgjente. Ato nuk mund të jenë burumi kryesor i mbulimit të rajonit. Për ashtu hymë direkt në portalet serbe. Kjo vlen edhe për opozitën me mungesë të theksuar të autenticitetit. Mund të mos jesh origjinal, por nuk mund të kopjosh mediat pro Vuçiqit për politikë në Kosovë. Mund ta godasësh qeverinë e Kosovës por jo duke u ofruar si mjet për Vuçiqin”, ka shkruar ajo.